Pranga dy lezhjanëve, shisnin kokainë në “Tallava”

schedule16:08 - 14 Gusht, 2018

schedule 16:08 - 14 Gusht, 2018

200 gramë kokainë u sekuestruan nga Policia e Tiranës gjatë operacionit të koduar “Pazari i Mesnatës”. Në pranga ranë dy persona nga Lezha, të cilët drogën e shisnin në lokalet me muzikë në kryeqytet.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, të cilët shpërndanin kokainë në lokalet me muzikë tallava. U arrestua Agostin Zefi, 56 vjeç dhe Zef Bokaj, 30 vjeç, të dy nga qyteti i Lezhës.
Policia ka sekuestruar rreth 200 gramë kokainë gjatë operacionit të koduar “Pazari i Mesnatës”. Një pjesë e lëndës narkotike u gjet në autmojetin tip Audi, e shpërndarë në doza të vogla, duke qënë e gatshme për shitje.
Agjentët e narkotikëve kishin rënë në gjurmët e dy lezhjanëve disa muaj më parë dha ata ishin në monitorim të vazhdueshëm.
Kokaina shitej në lokalet me muzikë “live”, në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa prangosja ndodhi në rrugën “Kongresi i Manastirit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!