Eugena Tomini emërohet zv. ministre e Shëndetësisë. Ajo ka mbajtur më herët postin shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP.
Vendimi është marrë ditën e sotme dhe pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. Bashkë me Tominin në postin e zv. ministrit në dikasterin e Shëndetësisë bëhet katër persona.
Kjo lëvizje vjen në kohën kur vendi është nën ndikimin e pandemisë së koronavirusit, gjë e cila duket se ka shtyrë qeverinë të forcojë drejtimin e Shëndetësisë si pjesë e strategjisë për përballimin e kësaj situate.
-Zv. ministrat e Ministrisë së Shëndetësisë
1.Mira Rakacolli
2.Eugena Tomini
3.Bardhylka Kospiri
4.Albert Nikolla
/mv.abcnews.al