Reshjet e dendura të shiut, Shkodra vijon të jetë nën ujë, ujësjellësi jashtë funksionit

schedule09:13 - 21 Janar, 2021

schedule 09:13 - 21 Janar, 2021

Shkodra vijon të jetë e prekur nga përmbytjet që shkaktuan reshjet e shiut pak ditë më parë.

Sipas raportit të Emergjencave të bërë publik ditën e sotme nga Bashkia e Shkodrës, janë 908 hektarë sipërfaqe toke e përmbytur totalisht prej së cilës 665 hektarë janë të mbjella.

Aktualisht vijon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta ndërsa Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Raporti i plotë

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 21.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.76 m.(Kuota max 6.30 m).
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.11,shënon kuotën 8.20 m.(Kuota max 8.70 m).
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.45 m. (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur     908 Ha

  1. Tokë e pakultivuar                  243 Ha
  2. Foragjere të dyta, jonxhe      630 Ha
  3. Grurë                                        35  Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm  me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 40cm.
  2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
  3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
  4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 650 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  • Tokë e pakultivuar 140 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 485 Ha
  • Grurë 25 Ha
  1. Gjatë ditës së djeshme ka përfunduar shpërndarja për fshatin Muriqan, Njësia Administrative Ana Malit të : 55 pako ushqimore, 1 ton koncentratë, dhe 200 bidona ujë të pijshëm ( 8 litër).

 Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :

  • Tokë e pakultivuar  100 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 140Ha
  • Grurë 10 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë

Nj.A.Bërdicë

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

  • Tokë e pakultivuar 3 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!