Një atmosferë nostaligjike në Edicionin Veror me hitet e viteve 1990-2000, u soll nga DJ Aldo. Sipas tij, këtë verë kërkesat për të luajtur muzikë janë më së shumti në periudhën e drekës sepse darka preferohet të bëhet pushim nga turistët. DJ i famshëm na tregoi për koncertin që priste të bënte me Steve Aoki-n dhe Alan Walker dhe se akoma nuk i dinte arsyet se përse ky event i shumëpritur u anulua.
Ai shpreh zhgënjimin e tij në lidhje më këtë situatë, sepse parashikohej të ishte një koncert që do të ndryshonte muzikën elektronike në Shqipëri dhe do të ndihmonte në turizëm. Ai akoma shpreson tek realizimi i këtij projekti, për arsye se dhe vetë anulimi nuk është 100% i saktë. Tashmë 21 vite si DJ, Aldo tregon se nuk e sheh më punën e tij si lodhje por si pjesë të jetës. Ai tregoi dhe opinonin për “Sunny Hill Festival”. Faktit se mbetet një ndër DJ-të më të paguar, ai i përgjigjet se është shpërblim ndaj përkushtimit të tij./abcnews.al