Rekord/ Netflix arrin 200 milionë abonues falë karantinës

schedule19:30 - 20 Janar, 2021

schedule 19:30 - 20 Janar, 2021

Netflix ka shënuar një rekord si kurrë më parë.  Kjo platformë ka arritur më shumë se 200 milionë abonentë pasi konsumatorët që qëndruan në shtëpi gjatë pandemisë e ndihmuan atë të arrinte një vit rekord të rritjes në 2020.

Për vitin në tërësi, Netflix tha se 37 milionë abonentë, përfshirë 15,8 milionë vetëm në tremujorin e parë, ndërsa të ardhurat u rritën 24% në 25 miliardë dollarë dhe fitimet u rritën me 48% në 2,76 miliardë dollarë.

Kjo u ndihmua nga suksesi i dramave të reja të tilla si The Queen’s Gambit dhe Bridgerton, si dhe seria e fundit e The Croën.

Pjesa më e madhe e rritjes, pra 83% e klientëve të rinj erdhi nga jashtë tregut më të madh të saj në SHBA dhe Kanada. Ndërsa gjashtë milion të tjerë parashikohet të regjistrohen në tremujorin e parë aktual. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!