Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Policia: Kërkuan ndihmë 60 persona, 31 prej tyre kanë lënë spitalin

schedule10:57 - 25 Qershor, 2026

schedule 10:57 - 25 Qershor, 2026

TIRANË-  60 kursantë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë kanë shfaqur simptoma të ngjashme me helmimin ushqimor, duke bërë që autoritetet të nisin hetime për zbardhjen e plotë të rastit.

Sipas informacionit zyrtar, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, 60 kursantë u dërguan për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së me simptoma si temperaturë dhe diarre.

Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, 31 prej tyre janë kthyer në Akademinë e Sigurisë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, edhe 29 kursantë të tjerë janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Akademisë me shqetësime të ngjashme dhe janë transportuar drejt Repartit Infektiv të QSUT-së për ndihmë mjekësore.



Për rastin është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, i cili në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive të mundshme.

 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar shkakun e kësaj situate. Ky është rasti i dytë që ndodh brenda pak kohësh.

Në maj 56 studentë të Akademisë u helmuan nga ushqimi dhe kjo u konfirmua nga AKU-ja, pas analizave të kryera.

Njoftimi i Policisë: 

Në orët e mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së 31 kursantë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, me simptoma si temperaturë dhe diarre, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë kthyer në Akademinë e Sigurisë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Akademisë së Sigurisë edhe 29 kursantë të tjerë të Kolegjit Profesional të Formimit Policor, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive përkatëse.

Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara, të cilat do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar shkakun e kësaj situate.

Gjithashtu, të gjithë kursantëve u janë bërë analizat dhe pritet dalja e përgjigjeve për të përcaktuar shkakun. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!