Një makinë e shkrumbuar u gjet në fshatin Larushkë të Fushë Krujës. Nuk dihet pronë e kujt është, por brenda fuoristradës u zbuluan dhe dy armë zjarri. Policia dyshon se mjeti është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale dhe më pas është djegur nga vetë autorët. Megjithatë, po hetohet për zbardhjen e plotë të saj./abcnews.al