“Messi te PSG? Edhe unë i dua Neymar dhe Mbappe, është e njëjta gjë”

schedule15:37 - 20 Janar, 2021

schedule 15:37 - 20 Janar, 2021

Barcelona këtë mbrëmje luan me Cernellan në Kupën e Mbretit dhe para kësaj ndeshje ka folur trajneri Ronald Koeman. Ndër të tjera ai është shprehur edhe në lidhje me Leo Messin, i cili është pezulluar dy ndeshje pas kartonit të kuq me Athletic Bilbaon.

 

Gjithashtu Koeman u pyet edhe në lidhje me zërat e largimit të Messit te PSG dhe deklaratave të Leonardos për dëshirën e të pasur Messin në ekip. Koeman u shpreh se nëse e pyesin, as ai nuk e mohon dëshirën për të pasur Neymar ose Mbappe në skuadër.

“Klubi më ka thënë se nuk pajtohet me pezullimin e dy ndeshjeve të shkaktuara ndaj Messit. Shpresoj që dënimi të zvogëlohet, përndryshe do të duhet të bëjmë pa të për dy ndeshje. Ai u stërvit me shumë entuziazëm dhe unë nuk pashë asgjë të çuditshme tek ai. Të gjithë ishin të trishtuar për humbjen në Superkupë, por jemi në rrugën drejt rritjes.

 

Leo te PSG? Unë mendoj se të gjithë mund të thonë atë që duan. Nëse më pyesin nëse jam i interesuar për Neymar dhe Mbappe, unë përgjigjem po dhe në këtë rast është e njëjta gjë. Unë nuk mund t’i komentoj këto thashetheme sepse nuk e di cc’do të ndodhë në të ardhmen”, u shpreh Koeman. /abcnews.al