Johnson: Pres me padurim që të punoj me Biden

schedule13:36 - 20 Janar, 2021

schedule 13:36 - 20 Janar, 2021

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar këtë të mërkurë se mezi pret që të bashkëpunojë me presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden.

Vetëm pak orë para inagurimit të presidentit të 46 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Johson ka theksuar se mezi pret që të punojnë për përparësitë e përbashkëta.

Siç kam folur dhe kur Biden fitoi zgjedhjet, unë pres që të punoj me të dhe administratën e tij të re, forcimin e partneritetit midis vendeve tona dhe punën për përparësitë tona të përbashkëta: nga trajtimi i ndryshimit të klimës, ndërtimi më i mirë nga pandemia dhe forcimi i sigurisë sonë Transatlantike, ”ka thënë kryeministri britanik.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!