Zgjedhjet për president të Barcelonës ishin planifikuar të zhvilloheshin në 24 janar, por situata e vështirë për shkak të pandemisë detyroi organizatorët të shtyjnë zgjedhjet për një kohë të pacaktuar.
Në lidhje me këtë çështje, por edhe të tjera pranë klubit të Barcelonës është prononcuar kandidati kryesor për të fituar zgjedhjet, Joan Laporta.
ZGJEDHJET – “Jam për t’i bërë zgjedhjet sa më shpejt të jetë e mundur. Barça nuk mund të jetojë më pa një president. Unë i përmbahem vendimeve të bordit të drejtorëve, kandidatët nuk kanë asnjë autoritet.”
GARCIA – “Pozicioni im nuk ka ndryshuar. Ata na thanë se nuk ka para, as për transferimin, as për të paguar agjentin dhe pagën. Duhet të presim deri në fund të sezonit.”
MESSI-PSG – “Kjo vonesë në procesin zgjedhor dëmton rinovimin e mundshëm të Leos. Klubet e tjera përfitojnë nga kjo situatë. Ne duhet të bëjmë një analizë të kujdesshme përpara se të paraqesim ofertën e rinovimit. Kjo situatë nuk ndihmon aspak, Barça ka nevojë për të”.
GUARDIOLA – “Unë nuk i thashë asgjë. Ai e di se e konsideroj trajnerin më të mirë në botë. E përgëzova atë kur ai rinovoi për Manchester City”.
KOEMAN – “Ai meriton respekt sepse ka një kontratë në vazhdim dhe sepse ai është një lojtar i shkëlqyer në historinë e Barças. Çfarë do të ndodhë do të përcaktohet nga rezultatet dhe loja e shprehur”, përfundoi Koeman. /abcnews.al