Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hallaçi: Le të dalim nga kriza, s’e mendojmë barazimin me Apoloninë!

schedule14:37 - 19 Janar, 2021

schedule 14:37 - 19 Janar, 2021

Rraman Hallaçi është ende në krye të Kukësit, edhe pasi verilindorët kanë humbur katër përballje radhazi. Në konferencën e sotme për shtyp ai e pranoi se është një moment i vështirë, që te Kukësi duan me çdo kusht ta kalojnë sa më shpejt. Nga ana tjetër Hallaçi flet edhe për merkaton dhe bën me dije se pritet të ketë disa përforcime.

“Kuptohet e kemi vuajtur pak ecurinë e ndeshjeve të fundit. Ndoshta nuk priteshin këto rezultate, por në futboll gjithçka ndodh. Jam shumë i kënaqur me drejtuesit, pasi më kanë dhënë një mundësi shumë të mirë. Gjithashtu më kanë mbështetur.

Kuptohet që është e vështirë, por jo e pamundur. Jam mësuar të kem presion mbi super. Kuptohet tani jam në rolin e trajnerit, diçka ndryshe. Po mundohem të përshtatem. Lojtarët po më mirëkuptojnë, hapemi me njëri-tjetrin. Duhet të jemi të qetë dhe kështu ka ndodhur.

Jam i kënaqur me mënyrën si skuadra po stërvitet dhe ka disiplinë. Në momente krize ndonjë nuk e mbajnë nervat, por lojtarët me eksperiencë po ndihmojnë. Mendojmë se e kemi mundësinë ta kthejmë faqen. Në këtë ndeshje duhet të marrim maksimumin, nuk kemi çfarë presim më”.

NDESHJA – “Apolonia, edhe po të mos kishte këto rezultatet pozitive, ne do e vlerësonim maksimalisht. Kanë objektivat e tyre, por shohim veten tonë. Duam të kthehemi te fitorja, pasi jemi një skuadër e ndërtuar për të ecur përpara. Kemi biseduar me disa lojtarë cilësorë, por nuk vijnë dot për momentin.

Mendoj që do marrim maksimumin në këtë ndeshje, por pa e nënvlerësuar Apoloninë. Barazimi, rezultat i kënaqshëm? Nuk shkojmë për të barazuar me Apoloninë. Me Vllazninë mund të ishte normal një barazim, pasi luanim me ekipin kryesues të kampionatit. Nuk e mendojmë fare barazimin”.

OBJEKTIVAT – “Ne nuk jemi dorëzuar për objektivat. Pikët aty janë, kuptohet që nuk duhet ta përmendim titullin për momentin. E rëndësishme është të dalim nga kriza dhe t’i shohim gjërat dalëngadalë në vazhdim”.

FORMACIONI – “Do shikojmë në lidhje me ndryshimet. Kemi provuar module dhe lojtarë të ndryshëm. Nuk kemi mungesa, gjenda fizike e lojtarëve është e mirë. Janë të gatshëm dhe besoj se do të japin maksimumin”, përfundoi Hallaçi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!