Gurishta: Kujdes, nuk duhet parë renditja e Bylisit! Duam 3 pikët

schedule13:30 - 19 Janar, 2021

schedule 13:30 - 19 Janar, 2021

Erdenis Gurishta është gati për ndeshjen me Bylisin, sikurse edhe Ardit Hoxhaj. Kapiteni i Vllaznisë mungoi kundër Kukësit për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Sot ai ka dalë para mediave dhe ka folur për situatën e tij dhe duelin e radhës në Ballsh.

“E kam lënë pezullimin pas dhe jam i lumtur që jam rikthyer, siç isha i lumtur për ndeshjen që zhvilluam ndaj Kukësit. Kruja e bëri shumë mirë rolin e mbrojtësit të djathtë. Tani mendojmë për ndeshjen e radhës”, u shpreh fillimisht Gurishta.

Më tej ai foli për duelin me Bylisin, kundërshtar të cilin mbrojtësi i djathtë e vlerëson maksimalisht. “Nuk duhet parë klasifikimi. Bylisi nuk është skuadra e sezonit të kaluar, janë shumë agresivë në fushën e vet.

Do jetë e vështirë, ata kanë në favor fushën që nuk ka nivel si e jona apo edhe ajo e Elbasanit. Të marrim masat dhe të shkojmë atje vetëm për tri pikë”, u shpreh Gurishta gjatë konferencës për shtypin ditën e sotme, para se shkodranët të niseshin drejt qytetit të Fierit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!