Pas Edmond Spahos në Korçë dhe Mark Markut në Lezhë, Partia Demokratike ka caktuar drejtuesin politik për qarkun e Dibrës. Burime bëjnë me dije për gazetarin Juxhin Mustafaraj për ABC se Dibra do të drejtohet nga Xhelal Mziu.
Mziu ka drejtuar për tre mandate me radhë Bashkinë e Kamzës deri në qershor të vitit të kaluar.
Deri tani Lulzim Basha ka zyrtarizuar disa nga drejtuesit politikë në qarqe, nga Shkodra ku do të jetë Helidon Bushati, Gazmend Bardhi në Elbasan, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë, Edi Paloka në Durrës, Mark Marku në Lezhë dhe Edmond Spaho në Korçë./mv.abcnews.al