PD cakton Edmond Spahon drejtues politik për qarkun e Korçës

schedule15:38 - 18 Janar, 2021

schedule 15:38 - 18 Janar, 2021

Kur kanë mbetur më pak se tre muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike ka caktuar Edmond Spahon si drejtues politik të qarkut të Korçës.

Spaho i cili mban postin e nënkryetarit në selinë blu, ka qenë më herët drejtues politik për qarkun e Elbasanit.

Deri tani Lulzim Basha ka zyrtarizuar disa nga drejtuesit politikë në qarqe, nga Shkodra ku do të jetë Helidon Bushati, Gazmend Bardhi në Elbasan, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë, Edi Paloka në Durrës dhe Mark Marku në Lezhë./mv.abcnews.al