Vllaznia vazhdon dominojë këtë sezon në Superiore. Kuqeblutë kryesojnë kampionatin me 9 pikë më shumë se vendi i dytë (Teuta dhe Partizani), por jo vetëm. Skuadra e Brdaric ka shënuar më shumë se të gjithë deri tani.
23 gola numërojnë shkodranët deri tani, teksa në total janë shënuar 158 gola në 14 javë kampionat. Po kush janë skuadrat që kanë dërguar më shumë lojtarë te golit? Sipas studimit të bërë nga FSHF, vendin e parë e mban Skënderbeu.
Korçarët po hasin vështirësi dhe do renditen në vend të fundit, por numërojnë plot 10 lojtarë të ndryshëm autorë golash. Më pas renditen Vllaznia dhe Partizani me nga 9 lojtarë.
Më dobët se të gjithë Kukësi dhe Apolonia. Verilindorët dhe fierakët janë skuadrat që kanë më pak lojtarë në listën e golashënuesve të Kategorisë Superiore. /abcnews.al