Manchester City arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme kundër Crystal Palace në shtëpi dhe tashmë e shikon veten në vendin e dytë me 35 pikë me një ndeshje më pak. Të besuarit e Guardiolës e dominuan gjithë takimin dhe arritën të shënonin plot katër herë në portën e miqve.
Kjo ndeshje ishte akoma më speciale për Kevin De Bruyne, i cili sigurisht që ishte protagonist. Fantazisti i “Qytetarëve” krijoi golin e parë të takimit, duke dhuruar një asist për John Stones. Ky asist ishte i 76-ti për lojtarin belg në Premier League, duke hyrë kështu në historinë e kampionatit anglez.
#PL All-Time Most Assists:
162 – Ryan Giggs
111 – Cesc Fabregas
103 – Wayne Rooney
102 – Frank Lampard
94 – Dennis Bergkamp
93 – David Silva
92 – Steven Gerrard
85 – James Milner
80 – David Beckham
76 – Teddy Sheringham & KEVIN DE BRUYNE pic.twitter.com/OEO9JqkZKs— Premier League (@premierleague) January 18, 2021
De Bryune falë atij asisti ndodhet tashmë në Top 10 lojtarët që kanë asistuar më shumë në historinë e futbollit ishullor. Lista krysohet nga legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, i cili është ndalur në 162 asiste.
Vendi i dytë mbahet nga Cesc Fabregas me 111 dhe podium mbyllet nga Wayne Rooney me 103. Në këtë listë gjenden dhe emra si Lampard, Gerrard apo Beckham dhe tashmë mes tyre është dhe De Bruyne. /abcnews.al

