Derbet e Stambollit janë gjithmonë të zjarrtë dhe tepër të luftuar. Galatasaray dhe Besiktas po përballen mes tyre në stadiumin “Vodafone Park”.
Sfida nuk është zhbllokuar, teksa nuk mungojnë ndëshkimet si pasojë e ndërhyrjeve të rrezikshme. Mbaye Diagne e ka tepruar në minutën e 58-të.
Taka të ngritura lart në kokën e futbollistit kundërshtar dhe i kuq i menjëhershme për sulmuesin senegalez të Galatasarayt.
Vendasit përfituan nga superioriteti numerik dhe zhbllokuan takimin 11 minuta përpara fundit të sfidës, falë golit të brazilianit Josef, i cili i dhuroi fitoren Besiktasit. /abcnews.al

