“Si kapiten zgjedh Ronaldon”, Arthur: CR7 flet më shumë, Messi lider me gjeste

schedule13:55 - 17 Janar, 2021

schedule 13:55 - 17 Janar, 2021

Në verë Arthur Melo la Barcelonën e Leo Messit dhe kaloi te Juventusi i Ronaldos. Së fundmi në një intervistë në Youtube braziliani ka bërë një krahasim mes dy futbollistëve më të mirë të dy dekadave të fundit.

Arthur shprehet se Messi është një lider i heshtur, ndryshe nga Ronaldo. Nëse do i duhej të zgjidhte mes lidershipit të Messit dhe atij të Ronaldos, braziliani shkon me portugezin për një arsye të thjeshtë.

“Gjithkush ka mënyrën e vet për të treguar lidershipin e tij. Leo e tregon atë me gjeste, shumë nuk e kuptojnë atë, por në fushë ai e tregon thjesht duke marrë topin, me atë dëshirën e madhe për të shkuar te porta, me dëshirën për të fituar ndeshjen.

 

Ronaldo shprehet më shumë, me gjestet me duar dhe me fjalët. Dhe padyshim edhe kur ai merr topin dhe dëshiron të shkojë dhe të shënojë. Ronaldo gjithashtu është më aktiv në dhomat e zhveshjes.

Sigurisht, si gjithë të tjerët, edhe ai ka disa persona me të cilët flet më shumë dhe ka më shumë shoqëri. Ai shkon mirë me të gjithë. Ndoshta edhe në sajë të gjuhës (portugalisht) ne kuptohemi mirë. Ne nuk jemi miq, që shkojmë për një kafe së bashku, por kemi marrëdhënie të mirë.

Nëse do të duhej të zgjidhja njërin nga të dy si kapiten? Është e vështirë, në një ndeshje njëri shënon 5 gola, por edhe tjetri gjithashtu, të dy janë lider të mëdhenj. Por unë zgjedh Cristiano, pasi ne po luajmë së bashku”, u shpreh Arthur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!