Në Itali e bëjnë të kryer, talenti i Chelsea shumë shpejt i Milanit

schedule14:51 - 17 Janar, 2021

schedule 14:51 - 17 Janar, 2021

Mbrojtësi i Chelseas, Fikayo Tomori, është shumë pranë kalimit te Milani. Ky është raportimi më i fundit që vjen nga gazetari italian, Fabrizio Romano, i cili e konsideron këtë si një transferim të kryer.

Gjithçka pritet të zyrtarizohet brenda javës së ardhshme dhe fillimisht 23-vjeçari do të kalojë në Milano në formë huazimi deri në fundin e sezonit. Në kontratë do të përfshiher dhe blerja e mundshme e kartonit, i cili shkon deri në 30 milionë euro, por nuk do të jetë e detyrueshme nga Milani.

Lojtari anglez pritet të fluturojë drejt Italisë këto ditë, ku do të hedhë dhe firmën e tij në Casa Milan. Këtë sezon ai është aktivizuar vetëm një herë nga trajneri Lampard dhe tek “Djalli” pritet të ketë më shumë hapësira për të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!