Këta janë deputetët e Vjosa Osmanit që kandidojnë me listën e VV

schedule19:35 - 16 Janar, 2021

schedule 19:35 - 16 Janar, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka mbyllur afatin e aplikimit për subjektet politike dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetët. Në listën e Vetëvendosjes, do të jenë edhe gjashtë kandidatë për deputetë nga Iniciativa “Guxo”, e Vjosa Osmanit.

Osmani mban numrin dy, menjëherë pas Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës.

Duke vazhduar me numër 8 është Donika Gërvalla, pastaj Haxhi Avdyli me numër 16, Faton Peci me numër 28, Doarsa Kica me numër 33 dhe Jeta Statovci është me numër 48, Gresa Bytyçi  me numër 80 dhe Blerim Gashani, numër 88.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kososvë do të marrin pjesë 21 parti politike, dy koalicione parazgjedhore dhe pesë iniciativa qytetare. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për këto zgjedhje është 1.079, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!