Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Brukseli përshëndet zgjedhjet/ Von der Leyen: Nisim kapitull të ri me Serbinë

schedule09:16 - 26 Tetor, 2026

schedule 09:16 - 26 Tetor, 2026

Vuçiç humbi shumicën parlamentare, shqiptarët siguruan një mandat të dytë, ndërsa partia e Ivica Daçiçit, Partia Socialiste e Serbisë, nuk arriti të kalojë pragun zgjedhor prej 3%, duke rrezikuar të mos hyjë fare në parlament.

Rezultatet u përshëndetën nga ndërkombëtarët. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, uruan Listën Studentore për fitoren në zgjedhje, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve evropiane për të mbështetur përparimin e Serbisë drejt BE-së.

“Jemi të gatshëm të mbështesim reformat në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së mediave, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike, si dhe të punojmë së bashku për realizimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”, thuhet në reagimin e BE-së.



Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, vlerësoi se rezultati i zgjedhjeve shënon një fillim të ri në marrëdhëniet e Serbisë me Brukselin.

“E dashur Serbi, zëri yt është dëgjuar! Pas gati dy vitesh protestash për demokraci, sundim të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit, serbët dolën në votime në numër historik. Urime Listës Studentore për fitoren! Këto janë vlerat kryesore”, u shpreh Marta Kos.

Sipas rezultateve paraprake, të përkthyera në mandate, Lëvizja Studentore merr 138–140 vende në parlament, ndërsa partia e Vuçiçit merr 103–105 vende, në një parlament me gjithsej 250 deputetë.

Megjithatë, pritshmëritë e Bashkimit Evropian për bashkëpunim me Listën Studentore mbeten për t’u përkthyer në rezultate konkrete.

Partia e tyre drejtohet nga Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad.

Ndërsa, për sa u përket shqiptarëve, Srdanoviçi nuk duket se largohet nga qëndrimi i njohur serb.

Teksa festonte në selinë e partisë, kardiologu, i cili pritet të bëhet kryeministër, ngriti tre gishtat, të njohur si simbol i nacionalizmit serb. Ky gjest është përdorur gjerësisht gjatë luftërave kundër Kosovës dhe Kroacisë.

Lista Studentore është një parti e formuar pas protestave dyvjeçare në vend, si revoltë pas tragjedisë së 1 nëntorit 2024 në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona. Më pas, ajo u shndërrua në një subjekt politik që kërkonte rrëzimin e Vuçiçit nga pushteti dhe luftën kundër korrupsionit në vend.

Për herë të parë, edhe tetë partitë shqiptare të Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës garuan në një listë të përbashkët, me emrin Koalicioni Shqiptar dhe numrin 17 në fletëvotim. Synimi ishte të siguronin më shumë vende në parlamentin serb dhe një zë më të fuqishëm për respektimin e të drejtave të shqiptarëve, si dhe për të vijuar luftën politike kundër asimilimit të tyre.

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2022, në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!