Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia regjistron 16,310 raste pozitive për Covid-19 dhe 475 viktima në 24 orë

schedule17:43 - 16 Janar, 2021

schedule 17:43 - 16 Janar, 2021

Italia ka regjistruar sot 16,310 raste pozitive për Covid-19. Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan po ashtu se brenda ditës humbën jetën si pasojë e Covid-19, 475 qytetarë.

Në total, numri i të infektuarve në vend shkon në rreth 2,4 milionë kurse  bilanci i viktimave është 81,800. Në njësitë e kujdesit intensiv ndodhen të shtruar 2,520 pacientë, dy më pak se një ditë më parë.

Rajoni më i prekur në vend është Lombardia me 2,134 raste pozitive të reja. s.b/abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!