Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu komentoi edhe rastin e rëndë në spitalin Covid2, ku sanitarja Tire Alldervishi u hoq si infermiere për të marrë ryshfet nga familjarët e një pacienteje me koronavirus.
Manastirliu deklaroi se raste të tilla nuk do të tolerohen dhe se do të marrin ndëshkime maksimale.
Gjithashtu theksoi se është ngritur një grup punë nga Ministria e Shëndetësisë që do të kryejë një verifikim të plotë për çdo akuzë në spitalin Covid2, duke i bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast abuzimi.
Lexo edhe: ABC siguron dosjen: Bisedat pas vdekjes së nënës, si e zbuloi denoncuesja se Tirja ishte sanitare
“Këto janë ditë të mira. Është ditë e mirë sa herë një qytetar bën denoncim me fakte dhe na jep mundësinë për të larguar këta çibanë nga sistemi ynë shëndetësor. Nuk ka dyshim se këta individë nuk mund të përfaqësojnë armatën e mjekëve.
E them këtë sepse siç pamë rastin e qytetares që denoncoi mund të kemi tjetër rast që mund të denoncojë që unë i falënderoj, kemi edhe mijëra të tjerë që janë falënderues për ata mjekë që janë në krye të punës.
Lexo edhe: Jo vetëm vajzën, sanitarja e COVID-2 zhvati edhe të afërmin: Nëna iku e pangopur, pengu që kam
I siguroj qytetarët se do të kenë bashkëpunimin tonë. Është ngritur një grup punë nga Ministria e Shëndetësisë që do të kryejë një verifikim të plotë për çdo akuzë në spitalin Covid2. Thirrje për qytetarët: Mos bini pre, informoni autoritetet nëse shihni se diçka nuk shkon ndaj personelit shëndetësor apo ndaj jush.
Të gjithë qytetarët kanë në dispozicion numrin jeshil për çdo denoncim. Ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj lufte, përpos luftës me pandeminë Covid. Po te ktheni kokën pas do të shihni se është bërë një punë kolosale. Lajmi i mirë nuk bëjnë lajm, por lajmi i keq bën shumë lajm”, tha Manastirliu.
Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se këta individë godasin marrëdhënien e shenjtë të besimit mjek-pacientë, ndaj toleranca do të jetë zero në çdo strukturë dhe ndëshkimi maksimal.
/abcnews.al/