Moti i acartë dhe me ngrica ka pushtuar disa zona në vendin tonë. Verilindja është një ndër zonat e cila është pushtuar nga moti i ftohtë dhe me borë.
Qarku i Dibrës ofron pamje piktoreske të krijuara nga ndërhyrja e reshjeve të borës, erës dhe temperaturave të ulëta.
Në qarkun e Dibrës temperaturat kanë pësuar rritje në krahasim me ditën e djeshme ku termometri shënoi -10 gradë Celsius ndërsa sot temperaturat kanë qenë -5 gradë Celsius.
Qarkullimi i automjeteve bëhet me zinxhirë dhe goma bore./abcnews.al