Granit Xhaka ka një karrierë pozitive përsa i përket futbollit, por edhe në jetën private duket se po shkon gjithçka mirë për të. Prej vitesh tashmë ai është martuar me partneren e tij, Leonita.
Para rreth një viti erdhi në jetë fëmija i parë i çiftit, Ayana, teksa Graniti bën me dije familja Xhaka do shtohet pas disa muajsh me një tjetër pjesëtar.
Në një foto në Instagram të publikuar nga mesfushori i Arsenal, shfaqet ai dhe Leonita me barkun e rrumbullakosur, teksa Ayana puth barkun e nënës së saj.
“Familja jonë e vogël po rritet, mezi po presim të të takojmë”, shkruan Xhaka në përshkrimin e fotos, duke zbuluar kështu shtatzëninë e bashkëshortes. /abcnews.al