Shehi: Programi i opozitës i përbashkët, qëllimi është grumbullimi i votave maksimale me 25 prill

schedule12:01 - 15 Janar, 2021

schedule 12:01 - 15 Janar, 2021

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi  në një intervistë të dhënë për ABC këtë të premte ka dhënë detaje në lidhje me listën e përbashkët për zgjedhjet e 25 prillit.

Shehi në një bisedë me gazetaren Juli Xhokaxhi është shprehur se e rëndësishme tashmë nuk është marrëveshjet që mund të bëjnë aleatët me Bashën, por duhet që të përcaktohen sa më shpejt kandidatët dhe të propozohet e të punohet me programin.

Sipas tij opozita është e bashkuar dhe qëllimi i vetëm është grumbullimi i votave maksimale në zgjedhjet e 25 prillit.

“Marrëveshjet mes njëri tjetrit bëhen që ti garantojmë maksimumin e votave të gjithë grupit opozitar. Ndaj unë them që nuk ja vlen më të merremi me këtë punë, por uroj që Basha ti mbyllë marrëveshjet me të gjithë dhe të fillojë dhe puna konkrete. Tashmë duhet të dalë programi dhe të përcaktohen zonat dhe ta shpërndajnë në zona. Deri më tani jemi marrë me burokraci.

Programi është i përbashkët i ideve të opozitës së bashkuar, qendrës së djathtë, pastaj programi nuk është Bibla, por një shtat bazë sipas zonave dhe interesave të tyre dhe ato që janë kandidatë për deputet duhet ta adaptojnë mbi këto realitete. Populli me votë është ai që do ta vlerësojë. Programi ka dy detyra bazë rindërtimin e shtetit, pasi gjatë 7=8 vjetëve kanë rëshkit gjithë institucionet, nuk ka një institucion që të thuash më se është i pavarur. Shteti i ri shqiptar është leva me të cilën do të lëvizim ekonominë.

Ne po ofrojmë si lidër një person të shkolluar jashtë dhe në një moshë të pjekur por këtë post. Basha ka bërë disa hapa para, si fillim ai ka thënë se do e kthejnë në kushtetues mandatin 2 vjeçar. Më e rëndësishme është përmbytja e situatës ekonomike që të mos ikin më të rinjtë pasoi me qeverisjen e Ramës kanë ikur 250 mijë njerëz,pasi nëse do të fillojë dhe ca kohë kjo qeverisje do të jetoj unë dhe disa njerëz dhe mosha mesatare do të jetë në 50 vjeç.

Të ardhurat e shtetit shqiptar janë të mjaftueshme, dhe shpenzimet që ka bërë Rama, jo vetëm që mund të dyfishoheshin rrogat e shqiptarëve por mund të behej më shumë. Është e rëndësishme që rrogat e shqiptarëve të përafrohen me ato evropiane. Nuk duhet të bëhen dallime si doktorë dhe infermierë por për të gjithë në nënpunësit e shtetit. Ne kemi mundësi që vitin e parë ti rrisim 25 dhe në bazë të vetës, nëse e fillojmë që tani rroga mund të behet dyfish .

Shteti bëhet me ligj dhe me detyrim, nuk mund të bëj me mirë apo më keq sesa më lejo ligji. Do të ofrojmë programin më të mirë dhe të bindshëm dhe do të zgjedhim 20 apo 30 burrat që i kemi më të mirë dhe më të besueshëm dhe nëse shqiptarët nëse na besojnë do të na votojnë dhe ne u premtojmë një ndryshim”, është shprehur ai./abcnews.al