Erzurumspor po luan në transfertë kundër Alanyaspor dhe synon të kualifikohet në çerekfinalet e kupës së Turqisë. Protagonist në këtë përballje është edhe Armando Sadiku.
Sulmuesi i kombëtares shqiptar, i vendosur si fantazist në fushë, ka asistuar në golin që ka shënuar skuadra e tij me anë të Karakullukcu në minutën e shtatë.
A. Alanyaspor 0 – 1 B.B. Erzurumspor
7' Oltan Karakullukçu pic.twitter.com/Nx3NlgyKF2
— A Spor (@aspor) January 14, 2021
Sadiku asistoi për shokun e skuadrës, i cili nga brenda zonës e ccoi në rrjetë topin. Pak minuta më pas vendasit barazuan me Babacar, ish-sulmuesin e Fiorentinës në Serie A. Caulker përmbysi gjithçka në minutën e 25-të. /abcnews.al