Analisti Neritan Alibali ka deklaruar në studion e ABC se Partia Demokratike duhet të ketë një marrëdhënie preferenciale me PR në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit, duke qenë se siç theksoi ajo është ndër të vetmet parti që nuk ka qenë aleate me të majtën.
“Ishte e pritshme. Koalicioni opozitar është sot më i madh se asnjëherë tjetër. Do të ketë elementë të tillë përplasje, mosdakordësie. PR është e veçantë se ka pasur marrëdhënie të ngushtë me PD. Marrëdhëniet mes tyre duhet të jenë preferenciale. Mes partive të koalicionit PR është e vetmja parti që nuk ka bërë koalicion me të majtët.
Jam i bindur që PD dhe PR kanë për të gjetur rrugën e përbashkët. Ka pasur një praktikë kur PD dhe PS i dorëzonin listat e tyre në minutën e fundit vetëm për një arsye që personat e pakënaqur të mos kalonin te partitë e tjera. PR ka bërë edhe rrjetën që ka përfshirë një pjesë të këtyre flukseve që të mos kalonin në parti të tjera”, tha Alibali.
Ai theksoi se një parti e majtë si LSI apo parti të tjera që kanë rrjedhur nga PD si ajo e Jozefina Topallit apo e Astrit Patozit kanë më pak gjasa të marrin vota nga të djathtët që mbështesin atë opozitë kanë qëndruar përballë maxhorancës.
“Unë mendoj se qendra e gravitetit të opozitës është PD. Një parti e majtë si LSI nuk do të marrë vota të djathta. Një parti e Jozefinës, Astritit nuk mendoj se do të marrin vota nga të djathta që konsideron që fuqia më e madhe e sotme është te kjo opozitë që i ka qëndruar përballë maxhorancës. PS në 2013 ka ardhur në pushtet me një koalicion me 30 parti. Mes tyre ka pasur parti që kanë pasur peshë specifike me ato që sot në opozitë konsiderohen parti të vogla”, u shpreh Alibali./mv.abcnews.al