Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri i Shëndetësisë: Gjermania, në një nga fazat më të rënda të pandemisë

schedule15:21 - 13 Janar, 2021

schedule 15:21 - 13 Janar, 2021

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë Jens Spahn wshtw shprehur se vendi është në një nga “fazat më të rënda” të pandemisë së koronavirusit.

Duke folur në parlamentin gjerman, Spahn tha “ne duhet të ulim numrin e rasteve dhe vdekjeve që janë ende shumë të larta”. Por ai tha se situata në njësitë e kujdesit intensiv të Gjermanisë po përmirësohet ngadalë.

Spahn mbrojti gjithashtu qasjen e bashkuar evropiane për të trajtuar Covid-19.

“Asnjë vend, asnjë parti nuk mund ta mposhtë këtë virus vetëm,” tha ai.

“Ndërsa nacionalizmi po rritet në vendet e tjera, Evropa po rritet së bashku.”

Spahn tha se Gjermania kishte përfituar nga kombinimi i forcave me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian për sa i përket zhvillimit dhe prodhimit të vaksinave, por shtoi se do t’u ofrohet një vaksinim deri në verë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!