Pak ditë më parë, Robert dhe Patris Berisha humbën njeriun më të shtrenjtë, mamanë e tyre Teutën. Lajmin e trishtë e bëri me dije vetë Roberti përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruante: “Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum, po e la me kaq.”
Një ditë më parë, ai ndau me ndjekësit një foto të së ëmës ku shihej së bashku me Renee, e cila sapo kishte ardhur në jetë. Ndërkohë, sot këngëtari ka shkruar disa fjalë prekëse për të ndjerën, humbjen e së cilës nuk dëshiron ta pranojë.
“Vdekja mendon se mund të të marrë nga unë. Por ajo nuk e di që ti jeton përgjithmonë në kujtimet e mia. Më mungon.”, ka shkruar Roberti krahas fotos me të ëmën. Kujtojmë që Roberti ka vendosur të bëjë një pauzë me emisionin e tij “Robi plaket kur don vet”do të jetë në një pauzë sezonale dhe do të rikthehet më 21 shkurt. /abcnews.al/