Biznesmeni Sino Llanaj është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”, ku gjithçka ka nisur pas një sherri mes ortakësh të kompanisë “Star Construction”.
I plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit, i identifikuar si Klodian Gomina. Po ashtu i lënduar ka mbetur edhe roja, pasi është goditur me grushte dhe sende të forta.
Mësohet se ortakët Sino Llanaj dhe Albert Allmuça janë konfliktuar për shkak të problemeve me shitjen e apartamenteve nga dy herë. Dy biznesmenët janë konfliktuar fizikisht edhe një javë më parë, ndërsa mëngjesin e sotëm situata ka agravuar deri në përdorimin e armëve.
Lexo edhe: U rrahën para një jave pas shitjes së apartamenteve dy herë, detaje për plagosjen në Tiranë
Ndërkaq, gazetarja Xhensila Kodra bën me dije për abcnews.al se në këtë pallat 6 muaj më parë humbi jetën roja. Asokohe, policia njoftoi se N.B., rreth 50 vjeç mund të kishte rënë nga lartësia. g.v/abcnews.al