TIRANË- Një muaj pas zjarrit që përfshiu kompleksin Arlis, një tjetër pallat është përfshirë nga flakët.
Mbrëmjen e së dielës në një pallat në Kompleksin Kadiu të biznesmenit Fatmir Bektashi në zonën e Ali Demit banorët kaluan çaste momente paniku si pasojë e një zjarri në katin e parë.
Dyshohet se flakët kanë nisur nga një shkëndijë elektrike që ka përfshirë kabinën e automatëve elektrikë.
Sipas informacioneve banorët kanë lajmëruar forcat zjarrëfikëse të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Nga paniku i shkaktuar disa prej banorëve nuk kanë mundur të dalin menjëherë nga banesat e tyre por janë evakuuar nga forcat zjarrëfikëse.
Sipas informacioneve forcat zjarrëfikëse u përballën me vështirësi përshkak të rrugëve të ngushta në kompleksin Kadiu.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit./abcnews.al



