Greqia dhe Turqia do të takohen më datë 25 janar në Stamboll me qëllim zgjidhjen e problematikave mes tyre në lidhje me Zonën Ekskluzive Ekonomike të ishujve grekë përballë tokës turke.
Ndryshe nga sa u përfol më herët që vendi i takimit mund të ishte Tirana, palët do të ulen në Turqi, ndërsa negociatori nuk do të jetë kryeministri Rama, siç u propozua fillimisht.
Por, edhe pse tashmë vendi është caktuar, mediat greke raportojnë ende për propozimin se delegacionet mund të takoheshin në Tiranën duke patur Ramën si negociator.
Gazetari grek Vassilis Nedos shkruan në “Kathimerini” se kjo tentativë ishte thjesht për të bërë zhurmë dhe rënë në sy dhe nuk kishte asgjë konkrete në të.
“Është e qartë në Athinë se shumë prej asaj që diskutohet në publik udhëhiqet më shumë nga qëllimi për të rënë në sy, siç ishte për shembull propozimi që kryeministri shqiptar Edi Rama të shërbente si ndërmjetës dhe që takimi i dy ministrave të jashtëm Nikos Dendias dhe Mevlut Cavusoglu zhvillohen në Tiranë, gjë që pala greke me sa duket nuk e pranon”, shkrun ai. /abcnews.al