Nisja e vaksinimit në Shqipëri, Erion Dasho: Nuk shikoj asnjë masë që t’i thuash bravo ministrisë

schedule08:07 - 12 Janar, 2021

schedule 08:07 - 12 Janar, 2021

Ditën e djeshme në Shqipëri filloi për herë të parë vaksinimi kundër Covid-19.

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, në një lidhje me Skype për Abc e Mëngjesit ka folur rreth kësaj ngjarje, por duke theksuar se shqiptarët nuk kanë besim te mjekësia, pasi spitalet janë bosh dhe po kurohen në shtëpi.

Nuk shikoj asnjë masë për të cilën t’i thuash bravo kësaj ministrie. Spitalet janë bosh, ne kemi akoma persona që trajtohen në shtëpi. Mjeku është pjesa më e rëndësishem në mjekësi, por jo vetëm. Ka të bëjë sistemi”.

Më tej, ai shtoi se kjo vaksinë nuk e ka mbrojtjen 100% dhe kjo është provuar në një grup personash.

Studimi i Akademisë së Shkencave është një studim që ka arritur diçka nga kolegët, po kjo nuk e justifikon këtë. Pasi pacientët e qendrave shëndeëtsore nuk përbëjnë një pjesë të popullatës. Pra 50% i arritur nuk është i duhuri. Unë mendoj që kjo shifër rastësisht ka qëlluar. Në këto kushte duke mos patur ide, është një diapason shumë i gjërë shkencor.

Siç çdo vaksinë tjetër edhe kjo nuk e ka mbrojtjen 100%. Kjo ndodh kur u provua dhe u pa se në grupin e personave të padiagnostifikuar kishte 50% të sëmurë ndërsa në grupin e personave të diagnostifikuar 90%. Ajo që bën që në kushte normale kjo vaksinë të kishte më shumë imunitet nuk ndodhi”. l.k/abcnews.al