Do të ulen në Tiranë? BE pro negociatave Turqi-Greqi

schedule17:08 - 11 Janar, 2021

schedule 17:08 - 11 Janar, 2021

Brukseli ka mirëpritur ftesën e ministrit të Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu për rifillimin e negociatave mes Ankarasë dhe Athinës, i cili zbuloi sot se kryeministri shqiptar Edi Rama ishte ofruar si ndërmjetës për një takim në Tiranë mes dy kryediplomatëve të Turqisë dhe Greqisë në Tiranë.

Normalizimi ose bisedimet midis Greqisë dhe Turqisë dhe angazhimi midis këtyre dy vendeve janë një pjesë shumë e rëndësishme e marrëdhënies së përgjithshme midis BE dhe Turqisë. 

Rifillimi i bisedimeve është diçka që BE pret dhe diçka që ne presim që do të ushqejë pozitivisht përpjekjen e përgjithshme për të zhvilluar një rrugë pozitive në marrëdhëniet tona” tha zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian Peter Stano.

Ministri i Jashtëm turk Çavusoglu tha sot se Edi Rama ishte ofruar si ndërmjetës për të ulur dy palët në dialog.

Në lidhje me këtë reagoi fillimisht zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë duke thënë se shefi i tij, Dendias nuk kishte një ftesë zyrtare nga Turqia për të negociuar me ta, dhe aq më pak në Tiranë.

Por, kreu i qeverisë greke Mitsotakis iu drejtua Turqisë duke theksuar se nuk mund të vijojnë të bëjnë “burrin e mirë duke kërkuar vendosjen e një date për negociatat”./db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!