Rama përplas grekët, Tsipras i vërsulet Mitsotakis: Cili është roli i tij në dialogun me Turqinë?

schedule16:41 - 11 Janar, 2021

schedule 16:41 - 11 Janar, 2021

Opozita greke ka reaguar duke i kërkuar informacion kryeministrit Mitsotakis në lidhje me rolin e Edi Ramës në negociatat mes Athinës dhe Ankarasë për kufirin detar.

SYRIZA mbështet rifillimin e bisedimeve me Turqinë. Megjithëse kemi kërkuar informacion mbi vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, ne po mësojmë nga Ministri i Jashtëm i Turqisë për një takim të mundshëm me Ministrin e Jashtëm të Greqisë në Tiranë.

Cili është pozicioni i qeverisë në lidhje me një takim të tillë dhe pse duhet të zhvillohet në Tiranë dhe pse jo për shembull në Bruksel?” pyet partia e drejtuar nga Alexis Tsipras.

Ministri i Jashtëm turk Çavusoglu tha sot se Edi Rama ishte ofruar si ndërmjetës për të ulur dy palët në dialog.

Në lidhje me këtë reagoi fillimisht zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë duke thënë se shefi i tij, Dendias nuk kishte një ftesë zyrtare nga Turqia për të negociuar me ta, dhe aq më pak në Tiranë.

Por, grekët nuk janë mjaftuar me kaq duke përforcuar mesazhin e tyre. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun portugez Anostas, kreu i qeverisë greke Mitsotakis iu drejtua Turqisë duke theksuar se nuk mund të vijojnë të bëjnë “burrin e mirë duke kërkuar vendosjen e një date për negociatat”./db/  Abcnews.al