Rreziku i përmbytjeve ende nuk ka kaluar. Zv/ kryeministri Erjon Braçe në një postim në rrjetet sociale drejtuar banorëve shprehet se lumi Shkumbini po kthehet në shtrat, por rreziku ende nuk ka kaluar, prandaj kërkoj kujdes maksimal.
“Shkumbini po kthehet ne shtrat! Rreziku nuk ka kaluar akoma! Miremengjes cdo banori nga Thanasaj deri poshte ne Sulzotaj! Sic e shihni, Shkumbini ne pikat e larta po shkon ne shtrat, ne pikat e ulta ende; Rreziku nuk ka kaluar ende! Dita do vijoj te jete me temperatura te larta, jug dhe rreshje te vazhdueshme.
Ndaj edhe nje here; Zona nga argjinatura deri ne buze te lumit nuk duhet kaluar per asnje qellim, jo e jo per sehir! I jam shume mirenjohes turnit te trete, Fredit, Avniut dhe gjithe kryepleqve, vezhguesve te nates nga fshati dhe atyre nga drejtoria e Bujqesise, Ledios e Fredit, policise se shtetit, kryetareve tane te Partise Socialiste, cdo banori qe ju pergjigj thirrjes sone.
Tani pa humbur vemendjen duhet te vijojme diten naten e gjate edhe nje here; Ndare sipas sektoreve dhe detyrave” shkruan ai. Nga jugu në veri i gjithë vendi ditët e fundit u përfshi nga reshje të dendura shiu duke shkaktuar përmbytje./ db/Abcnews.al