Rey Manaj ishte titullar në ndeshjen e sotme kundër Badalona. Barcelona B ia doli të triumfonte me rezultatin 4-0 dhe shtoi tre pikë të tjera në klasifikim.
Sulmuesi lushnjar i kombëtares ishte protagonist në këtë ndeshje, teksa asistoi në golin e dytë të skuadrës së tij dhe pak minuta nga fundi realizoi edhe golin e tretë.
Manaj ishte i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe i çoi shifrat në 3-0. Goli i katërt pastaj ishte një kryevepër nga goditja e këndit, shënuar nga Alex Collado. /abcnews.al