Buzëqesh Hansi Flick, ylli i Bayern Munich lë pas dëmtimin

schedule10:57 - 10 Janar, 2021

schedule 10:57 - 10 Janar, 2021

Sulmuesi i Bayern Munich, Serge Gnabry, është shumë pranë rikthimit. Trajneri Hansi Flick dhe stafi teknik i bavarezëve shpresojnë që ta kenë në dispozicion gjermanin për përballjen e javës së ardhshme kundër Freiburg.

Ka qenë vetë klubi gjerman që ka postuar një video në “Twitter”, teksa shikohet 25-vjeçari që ësht rikthyer në stërvitje. Gnabry mungoi në disfatën e së premtes kundër Borussia M’Gladbach për shkak dëmtimi, ku bavarezët u mposhtën me rezultatin 3-2.

Kjo ishte humbja e  dytë për Bayernin në këtë sezon, edhe pse janë ende në vendin e parë në Bundesliga me 33 pikë. Gnabry nuk pritet të grumbullohet për ndeshjen e raundit të dytë të Kupës së Gjermanisë në mesjavë kundër Holsten Kiel, në mënyrë që të jetë 100% gati për duelin e fundjavës. /abcnews.al