Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, deklaroi se ndeshja e djeshme kundër Osasunës nuk duhej të zhvillohej për shkak të stuhisë Filomena. I të njëjtit mendim është edhe Thibaut Courtois, i cili thekson se lojtarët nuk janë kukulla. Ndeshja përfundoi në shifrat 0-0, por të dyja ekipet patën vështirësi në lojë.
“Unë dua të falenderoj punëtorët e fushës së Osasunës, të cilët bënë një punë të mrekullueshme. Është për të ardhur keq ajo që na bëri La Liga. Ne e dimë se cilat ishin kushtet dhe natyrisht që ishim në gjendje për të luajtur, por tashmë nuk mund të shkojmë dot në shtëpi”, deklaron belgu.
“Ne nuk jemi kukulla që gjithmonë duhet të luajmë, por tashmë jemi bërë si një shfaqje. Sikur të mos vinim në Pamplona ata do të merrnin fitoren në tavolinë. Ne bëmë shumë përpjekje sot për të ardhur këtu, por tani nuk ka asnjë logjikë se si do të kthehemi”, përfundon Courtois. Kujtojmë që avioni i madrilenëve qëndroi tre orë në ajër, pasi pista e aeroportit ishte komplet e ngrirë. /abcnews.al