Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestat në Kapitol shpalosin qëndrimet e policisë midis njerëzve me ngjyrë dhe të bardhë

schedule14:29 - 8 Janar, 2021

schedule 14:29 - 8 Janar, 2021

Një oficer policie ka vdekur gjatë trazirave të së mërkurës në Kapitol.  Ai madje kishte njoftuar se do të jepte dorëheqjen këtë muaj pasi u përball me kritika të ashpra se kishte dështuar për të kontrolluar turmën – pavarësisht se ishte i informuar për protestën shumë kohë më parë.

Videot nga trazirat tregojnë oficerët e policisë duke hapur barriera për të lejuar turmën të kalonte dhe madje edhe kanë bërë selfie edhe me protestuesit.

Këto video janë në kontrast me mënyrën se si Uashingtoni DC u përgatit për protestat e Black Lives Matter verën e kaluar. Qindra trupa të Gardës Kombëtare u vendosën paraprakisht dhe protestuesit u qëlluan me plumba gome, gaz lotsjellës dhe pati shumë të arrestuar – edhe kur ata nuk shfaqën sjellje agresive.

Wallace Ford, profesor i Administratës Publike në Medgar Evers College në New York, ka thënë se reagimi i policisë në Uashington thekson pabarazinë midis mënyrës se si njerëzit me ngjyrë dhe të bardhë në SHBA trajtohen nga ligji.

Dhe ky nuk është një problem i kohëve të fundit.  Ford thotë se racizmi ishte një çështje që është trajtuar edhe nga shkencëtari politik francez Alexis de Tocqueville në shekullin e 19-të.

“Ajo që ne po shohim sot është nevoja për një ndryshim të mirëfilltë të mënyrës se si mendojmë dhe gjykojmë. Një ndryshim në mënyrën e trajtimit të njerëzve, një ndryshim në qëndrimin e këtij vendi kur bëhet fjalë për njerëzit me ngjyrë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!