EMRI/ Mega-operacioni në Skrapar, arrestohet një person tjetër, ishte në kërkim

schedule14:13 - 8 Janar, 2021

schedule 14:13 - 8 Janar, 2021

Arrestohet Teki Dusho, i cili ishte shpallur në kërkim, pas mega-operacionit anti-drogë në zonën e Skraparit.

Dusho është arrestuar në Durrës, ndërsa për të është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, i akuzuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Më herët Policia e Shtetit njoftoi sot se janë arrestuar 22 persona, pasi finalizimit të operacionit “Gjergjova”. Operacioni i koduar “Gjergjova” është finalizuar pas  7 muajsh hetime. Sipas policisë, nga hetimet e kryera nga Drejtoria Hetimore Qendrore  në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Policia Gjyqësore në Shërbimin për Çështjet e  Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, janë administruar prova nga të cilat ka rezultuar se një grup personash, të cilët vepronin në zonën e Skraparit, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim gjatë këtij operacioni.

Nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, është kapur dhe ndaluar në qytetin e Durrësit, shtetasi  T. D.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!