Tabaku: Këtë vit, 45 biznese në ditë janë mbyllur

schedule19:04 - 6 Gusht, 2018

schedule 19:04 - 6 Gusht, 2018

45 biznese në ditë janë mbyllur këtë vit, sipas nënkryetares së Komsionit Parlametar të Partisë Demokratike Jorida Tabaku. Taksat e larta dhe presioni i qeverisë janë shkaqet e kësaj situate, sipas deputetes Tabaku.

Kriza po përndjek bizneset në Shqipëri, sipas nënkryetares së komisionit parlamentar të ekonomisë.
Jorida Tabaku shkruan në faqen e saj në rrjetin social Facebook se: 45 biznese në ditë janë mbyllur këtë vit. 66% më shumë se në vitin e shkuar vetëm këtë gjashtë mujor.

“Të dhënat janë kokëforta – thekson deputetja e Partisë Demokratike sipas së cilës, në katër vjet janë mbyllur 68,731 biznese, ndërsa qeveria përkujdeset që të shmanget nga ky debat esencial.”

Tabaku rendit disa arsye ndër të cilat rënia e konsumit dhe fuqisë blerëse, taksat e larta dhe presioni i qeverisë.
“Sot jemi më të varfër dhe më të taksuar se sa katër vjet më parë. Ky ishte plani i rilindjes dhe fatkeqësisht sot ky është realiteti”, e mbyll komentin e saj deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku./abcnews,al