Probleme me përmbytjen në Shkodër, Oboti “nën ujë”, kërkohet ndërhyrja e ushtrisë

schedule11:10 - 8 Janar, 2021

schedule 11:10 - 8 Janar, 2021

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit në vendin tonë kanë sjellë një sërë problematikash në zona të caktuar .

Gazetari Simon Shkreli, raporton për ABC se për shkak të reshjeve fshati Obot është një ndër zonat me një sërë problemesh, kryesisht në kalimin e automjeteve në rrugë për shkak të sasisë së madhe të ujit.

Ndër të tjera mësohet se banorët kanë nevojë për ujë të pijshëm pasi për shkak të situatës është bërë dhe fikja e pompave që i furnizon me ujë të pijshëm banorët e fshatit.

“Në këto momente kemi nevojë për ujë të pijshëm, pasi për ushqime dhe gjendja në të cilën ndodhemi është e përballueshme”, shprehen banorët e fshatit Obot.

Ndër të tjera gazetari bën me dije se për shkak të reshjeve të dendura të shiut një pjesë e madhe e tokave bujqësore ndodhen nën ujë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!