Mandati parashikon që Donald Trump të jetë në detyrë deri në datë 20 janar, por nuk përjashtohet mundësia që të shkarkohet më përpara.
Kjo për shkak të trazirave që ndodhën mbrëmë në Kongres, pasi turma e nxitur nga ai u fut brenda dhunshëm.
Udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer bëri thirrje për shkarkimin e Trump. Ai tha se Trump nuk duhet të qëndrojë asnjë ditë më shumë në Shtëpinë e Bardhë pas asaj që ndodhi.
“Ky president nuk duhet të qëndrojë në detyrë as një ditë më gjatë. Ajo që ndodhi dje në Capitol të SHBA ishte një kryengritje kundër Shteteve të Bashkuara, e nxitur nga presidenti.
Ky president nuk duhet të mbajë detyrën as një ditë më gjatë” tha Schumer në deklaratë.
Por si mund të shkarkohet Donald Trump dhe cfarë thotë amendamenti 25? (lexo këtu të plotë). db/Abcnews.al