Siri, organizata terroriste ISIS drejt asgjesimit

schedule13:08 - 15 Tetor, 2017

schedule 13:08 - 15 Tetor, 2017

Regjimit të ISIS në Siri duket se I ka ardhur fundi, pasi shumica e zonave të konsideruara bastione të organizatës terroriste kanë rënë në duart e ushtrisë së Damaskut. Aktualisht vetëm një provincë e vogël në lindje të Sirisë është në kontroll të xhihadistëve.

Disa luftëtarë të huaj kanë filluar të largohen nga ish-bastioni I ISIS, Raka në veri të Sirisë, në bazë të një marrëveshje që parashikon evakuimin e tyre. “Një pjesë e të huajve janë larguar”, konfirmon Omar Allaush, anëtari më I vjetër I Këshillit Civil të Rakas, ndërsa afrohet momenti I rënies përfundimtare të rezistebcës xhihadiste përballë ofensivës së forcave ushtarake demokratike siriane.
Me rënien e Rakës, në duart e ISIS nuk mbetet gjë tjetër vetëm një pjesë e provincës lindore të Sirisë, Deri Ezur, ku forcat e regjimit të Damaskut të mbështetura nga aviacioni rus ia kanë dalë që të shtyjnë gjithnjë e më shumë xhihadistët për në zona të shkretuara në afërsi të kufirit me Irakun. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në këtë mënyrë po merr fund edhe organizata terroriste ISIS.
Ndërkohë, mediat në Damask bëjnë me dije se ushtria siriane dhe forcat e tyre aleate kanë përzënë luftëtarët e ISIS nga qyteti Majadin, duke marrë kontrollin e plotë të një bastioni xhihadist në provincën Deri Ezur. Duke cituar një burim ushtarak, agjencia shtetërore Sana, njofton se një numër I madh I terroristëve të ISIS janë eleminuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!