Aktgjykimi i Kushtetueses, Gashi: Albin Kurti ka të drejtë të kandidojë për deputet

schedule15:53 - 6 Janar, 2021

schedule 15:53 - 6 Janar, 2021

Avokati Tomë Gashi ka komentuar së fundmi aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese për votimin e Qeverisë Hoti, ku thuhet se asnjë person nuk mund të jetë kandidat për deputet për zgjedhjet nëse është dënuar për vepër penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit.

Gashi është shprehur se kreu i LVV, Albin Kurti ka të drejtë të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës.

“Kushdo që ka pas paqartësi lidhur me të drejtën për të qenë kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pika 297 e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës datë 6 janar 2021, e sqaron ne tërësi këtë situate duke konstatuar se: nuk lejohet që një person i dënuar me burgim gjatë tri viteve të fundit para zgjedhjeve të kandidoj për deputet dhe të fitoj mandatin e deputetit. Albin Kurtit në 2018 i’u shqiptua masa e dënimit me kusht”, shkruan ai në një postim në Facebook.

Më tej, avokati shkruan se “shumë shpejt Albin Kurtin do ta kemi Kryeministër të Republikës së Kosovës -Qeveria Kurti 2”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi sot të plotë aktgjykimin lidhur me votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.