Georginio Wijnaldum dhe Liverpool kanë nisur prej kohësh bisedimet për rinovimin e kontratës. Holandezi del lojtar i lirë në verë dhe Jurgen Klopp nuk dëshiron t’i humbasë shërbimet e titullarit të tij.
Gjatë kësaj periudhe mesfushori është cilësuar si një objektiv i Barcelonës dhe trajnerit aktual Ronald Koeman dhe Liverpool ka nxituar ta bindë. Gjithsesi për momentin ka një ngërç.
Sky Sports News raporton se 30-vjeçari tashmë e ka një propozim zyrtar në tavolinë, por marrëveshja e ofruar nuk i pëlqen. Wijnaldum dëshiron të përfitojë sa lojtarët më të paguar të skuadrës dhe kështu Liverpool duhet të mendojë për një ofertë tjetër. /abcnews.al