Kolumbia autorizon përdorimin emergjent të vaksinës Pfizer / BioNTech

schedule11:43 - 6 Janar, 2021

schedule 11:43 - 6 Janar, 2021

Agjencia rregullatore  në Kolumbi ka autorizuar vaksinën Pfizer / BioNTech Covid-19 për përdorim  emergjent, sipas njoftimit të presidentit kolumbian Ivan Duque.

Kjo është vaksina e parë e koronavirusit që autoriteti mjekësor i Kolumbisë, INVIMA, ka autorizuar për përdorim emergjent. Duque tha se diskutimet ishin duke vazhduar me AstraZeneca dhe Johnson & Johnson për autorizimet e ardhshme të vaksinave të tyre kundër koronavirusit.

Në deklaratat e mëparshme qeveria kolumbiane njoftoi se kishte siguruar 10 milion doza të vaksinës Pfizer / BioNTech./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!