Berisha: Ndarja e Kosovës, mbështet Beogradin. Reagon Thaçi: Nuk pres këshilla nga Berisha

schedule20:54 - 4 Gusht, 2018

schedule 20:54 - 4 Gusht, 2018

Një delegacion i Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Presheves, i kryesuar nga Rami Mustafa, ka vizituar ish-kryeministrin Berisha në zyrën e tij. Mustafa e informoi ish-kryeministrin se Beogradi ka bërë gati ligjin e ri albanofob, për heqjen e monumenteve dhe përmendoreve historike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe në Pazarin e Ri.

Ish- kryeministri Berisha u shpreh i zhgënjyer me qëndrimet e auroriteteve të Tiranës dhe Prishtinës, ndaj problemeve të mëdha politike, ekonomike, infrastrukturore të banorëve të komunave të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.

“Republika e Kosoves, -ka deklaruar Berisha, është shpallur dhe njohur si shtet i pavarur, me kufijtë e saj aktualë ndërkombëtarë, ndaj Serbia nuk ka asnjë të drejtë, qoftë edhe për një pëllëmbë toke të territorit të Kosovës”. Sipas Berishës, të pranosh idenë e ndarjes së Kosovës, në një mënyrë apo në një tjetër, mbështet idenë dhe përpjekjen e Beogradit për Serbinë e Madhe në kurriz të Kosovës. Hapja e një precedenti, që kërkojnë serbët në Mitrovië, sipas Berishës, do minonte paqen dhe stabilitetin në mbarë rajonin.

Reagimi i presidentit të Kosovës Hashim Taçi, deklaratat e të cilit mbi “korrigjimin e kufijve” nuk po gjejnë terren as në Kosovë e as Shqipëri, erdhi shpejt dhe fortë. Kreu i shteti Kosovar i është drejtuar me akuza të forta ish-kryeministrit Berisha duke refuzuar kësisoj këshillat e tij mbi këtë çështje. Ky proces, thekson Thaçi, që vjen përmes dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mënyrë paqësore, do të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë – Serbi duke akuzuar Sali Berishën si kundërshtues të vullnetit të shqiptarëve për bashkim.

Institucioneve të republikës së Kosovës, sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike – shkruan Thaçi. Ai lëshon akuza të drejtpërdrejta ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me rolin e tij para dhe gjatë luftës së Kosovës, produkt ky, siç shkruan presidenti kosovar, i sakrificës së popullit të tij dhe mbështetjes euroatlantike./abcnews.al